spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
08:12
HomeKulturë(FOTO) Nëntori i Festave!

(FOTO) Nëntori i Festave!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Nxënës dhe mësues nga shkolla të ndryshme të Shqipërisë kanë organizuar aktivitete festive në kuadër të Festave të Nëntorit.

- Advertisement -

Një ndër to ka qenë edhe gara për Kupën e 80-Vjetorit të Çlirimit në shkollat e Shqipërisë, ku ekipet e volejbollit dhe futbollit po përballen për të fituar trofeun që mban peshën e këtij përvjetori historik për Shqipërinë.

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndau sot në rrjetet sociale një fotoalbum nga aktivitetet e organizuara në shkollat e vendit.

“Nëntori i Festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat tona, me ekspozita, aktivitete kulturore dhe sportive në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit dhe Ditës së Pavarësisë”, u shpreh Rama.

Atmosfera e festave të 28-29 Nëntorit ndjehet në çdo institucion arsimor të vendit, ku po organizohen aktivitete të ndryshme me ngjyrat kuqezi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat