spot_img
E martë, 3 Mars, 2026
09:47
HomeSportShqetësime për trazira, drejtuesit e dy kombëtareve dalin me apel ndaj tifozëve

Shqetësime për trazira, drejtuesit e dy kombëtareve dalin me apel ndaj tifozëve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kosova luan një ndeshje shumë të rëndësishme që po bën bujë jo vetëm për aspektin e pikëve, po edhe për frikën nga trazirat si ato në Francë.

“Dardanët” luajnë në Bukuresht, në impiantin Arena Nationala të Steauas.

- Advertisement -

FFK ka dal në njoftim për tifozët dardanë që do të jenë në pranishëm në transfertë. Fedearate Kosovës njofton të gjithë ata që kanë siguruara bileta se është përcaktuar pikëtakimi zyrtar për në stadiumin kombëtar të ballkanasve, si dhe orari.

Udhëzimet duhen respektuar pasi janë dhënë nga autoritetet rumune.

- Advertisement -

Mediat rumune por edhe tekniku e lojtarë të kombëtares, kanë bënë thirrje haptazi kundër dhunës e akteve skandaloze ndërmjet dy tifozerive.

NJOFTIMI ZYRTAR I FFK:

Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë tifozët që kanë siguruar bileta për ndeshjen Rumania – Kosova se është përcaktuar pikëtakimi zyrtar për nisjen e organizuar drejt stadiumit.

Vendtakimi do të jetë në rrugën Major Coravu, në orën 20:30 (sipas kohës lokale në Bukuresht) nga ku tifozët do të nisen në mënyrë të koordinuar nën përcjelljen e organeve të rendit deri te stadiumi. Ky vendtakim është i vlefshëm për të gjithë tifozët, pavarësisht nëse posedojnë bileta për tribunën veriore apo Kategorinë 1.

Për sigurinë dhe mbarëvajtjen e këtij organizimi, FFK u bën thirrje të gjithë tifozëve që të respektojnë udhëzimet e dhëna nga organizatorët dhe autoritetet e rendit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat