spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:33
HomeKosovaPresidenca“Me Laburistët erdhi liria” / Osmani falënderon Britaninë e Bashkuar për mbështetjen

“Me Laburistët erdhi liria” / Osmani falënderon Britaninë e Bashkuar për mbështetjen

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim një delegacion të grupit Labour Friends of Kosovo nga Mbretëria e Bashkuar, të cilët i ka uruar për fitoren e partisë së tyre në zgjedhjet e fundit.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani ka theksuar se themelimi i këtij grupi është një moment i rëndësishëm në raportet ndërmjet të dy shteteve dhe se do të luaj rol të rëndësishëm në partneritetin e qëndrueshëm midis të dy shteteve.

- Advertisement -

“Presidentja Osmani ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për përkushtimin e palëkundur në mbështetjen e Kosovës, si dhe angazhimin e vazhdueshëm për paqe dhe stabiliteti në rajon”, thuhet në njoftim.

“Me Laburistët erdhi liria”, ka cituar presidentja Osmani fjalët e ish-kryeministrit Tony Blair në vitin 1999, ndaj në këtë kontekst ka potencuar domosdoshmërinë e vazhdimit të mbështetjes së Kosovës nga Mbretëria e Bashkuar.

- Advertisement -

“Sipas presidentes Osmani, një Kosovë e sigurt dhe e qëndrueshme kontribuon drejtpërdrejt në një Evropë më të sigurt. Andaj, ka potencuar që në fushën e bashkëpunimit bilateral, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë duhet të ketë fokus të veçantë”, thuhet në njoftim.

Tutje, theksohet se në takim, ndër të tjera u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit në fusha të tjera me interes të ndërsjellë dhe në dobi të qytetarëve në të dy shtetet.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat