spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
12:53
HomeSportArabët e joshin kapitetin e kombëtares

Arabët e joshin kapitetin e kombëtares

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kapiteni kuqezi, Berat Gjimshiti, mund të ndryshojë destinacion këtë verë, në një kohë kur sheikët e Katarit vijojnë të insistojnë fuqishëm për të siguruar kartonin e tij.

Kjo është vera e dytë radhazi që ekipi i Al Rayyan paraqitet në dyert e Atalantës me një ofertë zyrtare.

- Advertisement -

Nga Italia, mediat bëjnë me dije se përfaqësues të klubit nga Katari i kanë vendosur në tavolinë ekipit bergmask 12 milionë euro.

Kjo është një shifër e kënaqshme për një 32-vjeçar, për më tepër që Gjimshiti futet në vitin që i përfundon kontrata, në 2026, për këtë arsye ekipi bergamask është gati të lë të lirë liderin e tyre historik në prapavijë, për të mos rrezikuar më pas ta humbasin falas.

- Advertisement -

Në këtë rast, topi është në këmbët e Gjimshitit, është ai i cili do të vendos, të vijojë të luajë ende në nivele të larta, në Serie A, apo të pranojë ofertën nga Katari, e cila në terma financiare është e pa rezistueshme.

Për Gjimshitin, ky është mbase shansi i fundit për të firmosur një kontratë speciale, shumë të mirë në aspektin ekonomik.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat