spot_img
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
18:01
HomeKosovaZgjedhjet 2025A do të kandidojë Ragip Xhaka për deputet në Parlamentin e Kosovës?

A do të kandidojë Ragip Xhaka për deputet në Parlamentin e Kosovës?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Babai i futbollistit të njohur Granit Xhaka ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e garës për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme.

Në një postim të “Facebook”, ai shprehu mirënjohjen e tij për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe udhëheqësit e saj, duke veçuar ish-kryetarin Memli Krasniqi dhe kryetarin aktual Bedri Hamza, për besimin e dhënë gjatë viteve.

- Advertisement -

“Pas një vlerësimi të kujdesshëm dhe për shkak të obligimeve familjare, profesionale dhe angazhimeve në Zvicër, kam vendosur që këtë herë të mos marr pjesë në garë”, tha mes tjerash ai.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të nderuar bashkatdhetarë, miq dhe qytetarë të Republikës së Kosovës,

Dua t’ju informoj se në këto zgjedhje nuk do të jem pjesë e garës për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Së pari, shpreh mirënjohjen time të thellë për Partinë Demokratike të Kosovës dhe ish-kryetarin z. Memli Krasniqi, të cilët më dhanë mundësinë dhe nderin të jem pjesë e listës në zgjedhjet e kaluara. Po ashtu, falënderoj kryetarin aktual të PDK-së, z. Bedri Hamza, si dhe Kryesinë e partisë, për besimin dhe vlerësimin që më ofruan sërish për të qenë pjesë e listës edhe në këto zgjedhje.

Megjithatë, pas një vlerësimi të kujdesshëm dhe për shkak të obligimeve të shumta familjare, profesionale dhe angazhimeve në Zvicër, kam vendosur që këtë herë të mos marr pjesë në garë. Ky vendim ka ardhur me përgjegjësi dhe me respekt të madh për procesin zgjedhor dhe për të gjithë ju që keni besim tek unë.

Faleminderit nga zemra të gjithë bashkatdhetarëve dhe qytetarëve të Kosovës që në zgjedhjet e kaluara më nderuan me mbi 18,000 vota. Ky besim është një përgjegjësi dhe mirënjohje që do ta mbaj gjithmonë me krenari.

Si Kryetar i Degës së PDK-së në Zvicër, do të vazhdoj të angazhohem maksimalisht për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës dhe për z. Bedri Hamza si Kryeministri i ardhshëm i vendit. Do të jem plotësisht në dispozicion të strukturave dhe aktivistëve tanë për të dhënë kontributin tim në këtë proces.

Me respekt,
Ragip Xhaka

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat