spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
07:14
HomeKosovaKuvendiA do të konstituohet Kuvendi? Sot përpjekja e 28-të

A do të konstituohet Kuvendi? Sot përpjekja e 28-të

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në tentativën e 28-të, në përpjekjeve për konstituimin e Kuvendit.

Vazhdimi i 28-të i seancës konstitutive të legjislaturës së nëntë mbahet sot nga ora 11:00.

- Advertisement -

Seanca është ndërprerë pardje, duke dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish sot nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati.

- Advertisement -

Në sallë ishin 99 deputetë, pro 50 votuan deputetë, kundër dhe abstenime nuk pati.

Në rast të dështimit të sotëm të seancës për konsitutimin e Kuvendit të ri, atëherë do të shkohet me vazhdimin e njëzetenëntë pas dyzet e tetë orësh, më datë nëntë qershor.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat