SBAShK-u reagon në drejtim të Kuvendit të Kosovës lidhur me “Ligjin për Skemat Pensionale”. Ja dorëzon 20,458 nënshkrime.
Storm/Sindikale: Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK) dorëzoi të hënën në Kuvendin e Kosovës një peticion me 20,458 nënshkrime, duke kërkuar ndryshime në Ligjin për skemat pensionale. Nisma synon adresimin e sfidave që përballen punonjësit e arsimit dhe sektorë të tjerë publikë, me qëllim përmirësimin e përfitimeve për pensionistët.
SBAShK kërkon që vitet e ’90-ta deri në funksionalizimin e Trustit Pensional të Kosovës të njihen si vite kontributdhënëse. Kjo masë do t’u ndihmojë jo vetëm mësimdhënësve, por të gjithë punonjësve publikë për të grumbulluar vitet e nevojshme kontributpaguese dhe për të përfituar nga pensioni i punës, duke siguruar kushte më dinjitoze në pension pas dekadave të shërbimit. Ky zhvillim potencial synon të ofrojë mbështetje më të madhe për një pjesë të konsiderueshme të pensionistëve, të cilët aktualisht i nënshtrohen vetëm përfitimeve bazë të pensionit të pleqërisë.
