Ish-banorja e “BBV4”, Livia Brunga, e cila u eliminua primen e kaluar, ka folur rreth banorëve të shtëpisë, opinionistëve dhe historisë së saj me Mevlanin.
Neada: Ke fjetur në shtëpinë tënde apo të Mevlanit?
Livia: Jo jo, unë kam fjetur në shtëpinë time
Neada: Je rikthyer me Mevlanin?
Livia: Mendoni se do ju jap informacione për këto gjëra, unë akoma s’kam fjetur, jo më të merrem me Mevlanin, ku kam nerva të merrem me Mevlanin, unë sa dola nga gjithë ajo zhurmë, më mungon edhe Mevlani tani…
Neada: Kur të erdhi mesazhi ti u zhveshe dhe i the të dua
Livia: Unë jam munduar gjithmonë ta fsheh dhe mos ta përmend historinë time të dashurisë dhe po zemra nuk komandohet dhe në asnjë moment nuk e kam mohuar faktin që kam ndjenja për atë djalë
Neada: Nuk ke pse të kesh turp
Livia: Nuk kam turp dhe unë i dal para gjërave dhe kur më është afruar në djalë te ajo shtëpi kam treguar që zemra ime nuk është e lirë, unë jam single po zemra nuk do, por nuk do ju them asgjë…. Po më ka ardhur mesazhi në BBV, po nuk kam pasur mundësi ta qartësoj këtë gjë.



