spot_img
E martë, 24 Mars, 2026
21:29
HomeKosovaA po bën fushatë? - Osmani: Jo, po i falënderoj qytetarët për...

A po bën fushatë? – Osmani: Jo, po i falënderoj qytetarët për dashurinë që na kanë dhënë për 5 vjet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot mori pjesë në akademinë përkujtimore për Latif Berishën dhe Agim Hajrizin, një ngjarje e organizuar nga Komuna e Mitrovicës së Jugut.

Duke ecur rrugës në këtë qytet, Osmani u pyet nga gazetarët nëse ka nisur fushatën e saj me vizitat e fundit nëpër qytete të Kosovës.

- Advertisement -

Duke e mohuar, ajo tha se këto takime janë për t’i falënderuar qytetarët për përkrahje në fund të mandatit të saj pesëvjeçar.

“Jo absolutisht. I falënderoj qytetarët për përkrahjen, për dashurinë që na kanë dhënë për faktin që kanë qenë pranë nesh çdo ditë përgjatë këtyre pesë viteve edhe për nderin e madh që ma kanë dhënë që t’i përfaqësoj ata brenda dhe jashtë përgjatë këtyre viteve. Pra, thjesht janë takime falënderimi siç i patë edhe shumë prej këtyre që sapo i patëm këtu”, tha Osmani para gazetarëve.

- Advertisement -

Në këtë ngjarje në Mitrovicë ishte edhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ish-bashkëpartiakja e saj. Gazetarët e pyetën edhe për raportin me të, por Osmani vendosi të mos përgjigjej, ndërsa dikush afër saj u dëgjua të thoshte: “Sot nuk është momenti me bo kësi pyetje. A?”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat