spot_img
E mërkurë, 1 Tetor, 2025
02:32
HomeKosovaDrejtësiaA po funksionon strategjia për adresimin e krimeve të luftës?

A po funksionon strategjia për adresimin e krimeve të luftës?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Rrugën drejt adresimit të rasteve të krimeve të luftës, prokuroria Speciale e Kosovës, ka vendosur që edhe më tutje të e vazhdojë përmes një strategjie që së fundmi u miratua në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Departamenti për hetimin e krimeve të luftës, brenda PSRK-së ka bërë plotësim ndryshimin e strategjisë së kaluar.

- Advertisement -

Shefi i këtij departamenti, prokurori Ilir Morina ka treguar për ndryshimet që janë paraparë në këtë dokument që do jetë në fuqi deri më 2027.

“Fokusi i plotësim ndryshimeve ka qenë e para, përcaktimi i afatit kohore, meqë strategjia e parë nuk ka pasur një afat kohor të përcaktuar, tani e kemi që është 2025-2027, kemi hequr nga strategjia pjesë emergjente që kanë qenë në adresimin e rasteve, për shkak se tashmë e kemi kaluar atë fazë emergjente”, ka theksuar Ilir Morina, shef i departamentit për krime lufte, PSRK.

- Advertisement -

Morina tek ka thënë se këtë vit do të bëhet vlerësim, për të parë shtimin e kapaciteteve në këtë departament, tha se nevojitet një strategji nacionale për adresimin e krimeve të luftës.

“Është nevojë emergjente që ta kemi një strategji në nivel nacional për adresimin e krimeve të luftës dhe ky është një model që kanë zhvilluar shumë shtete në regjion dhe i adrësojnë krimet e luftës dhe kjo është e nevojshme, meqë se kemi një strategji nacionale po flasim për strategji sektoriale”, ka theksuar Ilir Morina, shef i departamentit për krime lufte, PSRK.

Strategjia e parë për adresimin e krimeve të luftës, në Kosovë ishte miratuar në vitin 2019, në Këshillin Prokurorial, raporton Dukagjini.

Ndërkohë që për hetimin e krimeve të luftës, nga viti 2018 përgjegjëse është Prokuroria Speciale, institucion që ka shtuar dukshëm intensitetin e punës në identifikimin dhe ngritjen e aktakuzave ndaj të dyshuarve si të përfshirëve në krime lufte.

Së voni, mes tyre është identifikuar edhe Milan Radojqiqi, si një prej pjesëmarrësve në krime lufte në rajonin e Gjakovës, duke bërë që Gjykata të lëshojë një urdhërarrest ndaj tij dhe 18 personave të tjerë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat