spot_img
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
14:05
HomeKulturëShowBizA po kthehet Gjesti?

A po kthehet Gjesti?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pas shumë muajsh larg vëmendjes publike dhe rrjeteve sociale, Gjesti ka bërë një rikthim të papritur, por domethënës dhe kjo ndodhi pikërisht në ditët e Krishtlindjes.

Mungesa e artistit nga skena dhe komunikimi me publikun kishte ardhur si pasojë e një humbjeje të rëndë familjare, ajo e vëllait të tij, duke e shtyrë këngëtarin të tërhiqej përkohësisht nga jeta publike.

- Advertisement -

Këtë herë, rikthimi nuk ka ardhur përmes një kënge apo interviste, por përmes një imazhi simbolik të publikuar nga kompania e tij menaxhuese, Three60 Music, si urim festiv. Fotografia e shpërndarë solli menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe ndezi reagime të shumta emocionale.

Në imazh, Gjesti paraqitet me një pamje që ruan stilin e tij të njohur, xhinse dhe atlete rozë të spikatura, i rrethuar nga dritat e pemës së Krishtlindjes.

- Advertisement -

Megjithatë, detaji që u komentua më së shumti ishte fakti se figura e tij duket e krijuar ose e përpunuar përmes Inteligjencës Artificiale, duke dhënë idenë e një “pranie virtuale” pa e ekspozuar drejtpërdrejt artistin.

Një zgjedhje që tregon se Gjesti vijon të mbrojë privatësinë e tij në këtë periudhë të ndjeshme.

Reagimet e fansave nuk vonuan dhe komentet u mbushën me mesazhe dashurie, mbështetjeje dhe mallëngjimi.

“Na ka marrë malli shumë dhe i urojmë çdo të mirë”, shkroi një ndjekëse, ndërsa një tjetër u shpreh: “Gjesti o shpirt, vdiqëm për ty”.

Edhe pse nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar për një rikthim të afërt në muzikë apo në skenë, kjo paraqitje festive u pa si një shenjë shprese për komunitetin e tij.

Fansat mbeten pranë artistit, duke treguar se janë të gatshëm ta presin sa herë që ai të ndihet gati të rikthehet plotësisht.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat