spot_img
E shtunë, 25 Tetor, 2025
11:08
HomeSportA po realizohet ëndrra? Barcelona me hapa konkret për transferimin e Asllanit

A po realizohet ëndrra? Barcelona me hapa konkret për transferimin e Asllanit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Barcelona ka bërë hapin e parë konkret për transferimin e sulmuesit kosovar të Hoffenheimit, Fisnik Asllani.

Sipas mediave gjermane, drejtori sportiv i katalanasve, Deco, e ka përfshirë 23-vjeçarin në listën e përforcimeve për verën e vitit 2026, si pasues i mundshëm i Robert Lewandowskit.

- Advertisement -

Asllani po kalon një formë të shkëlqyer në Bundesligë, me 4 gola dhe 1 asist në 7 ndeshje, pas një sezoni të jashtëzakonshëm në ligën e dytë gjermane ku realizoi 18 gola dhe dha 9 asiste.

Barcelona thuhet se ka dorëzuar një ofertë fillestare prej rreth 25 milionë eurosh, shumë që mund të aktivizojë klauzolën e lirimit të futbollistit, i cili ka kontratë me Hoffenheimin deri në vitin 2029.

- Advertisement -

Asllani, i lindur në Berlin me origjinë kosovare, ka pranuar se ëndërron të veshë fanellën e Barcelonës.

Ndërkohë, Hoffenheimi pritet të shqyrtojë çdo propozim që respekton kushtet e kontratës dhe i sjell përfitim financiar klubit.

Nëse marrëveshja realizohet, Asllani do të bënte hapin më të madh të karrierës së tij drejt një gjiganti evropian.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat