spot_img
E hënë, 27 Tetor, 2025
01:52
HomeBotaA po rrezikohet marrëveshja e paqes, Izraeli nis sulmet

A po rrezikohet marrëveshja e paqes, Izraeli nis sulmet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mediat ndërkombëtare raportojnë se Izraeli ka nisur një sulm në Bregun Perëndimor.

Deri më tani dihet se një person ka humbur jetën, ndërsa mbi 13 persona janë arrestuar, duke përfshirë edhe persona që janë liruar pak ditë më herët, në kuadër të marrëveshjes së paqes.

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit tha se ushtria izraelite është udhëzuar të fillojë shkatërrimin e tuneleve në anën izraelite të “Vijës së Verdhë” të Gazës, pjesa e territorit palestinez që mbetet nën kontrollin e Izraelit.

Në një postim në X, Katz tha se shkatërrimi i tuneleve ishte “misioni qendror” i ushtrisë, duke pretenduar se 60 përqind e tyre mbeteshin ende të paprekura. Ai shtoi se vendimi u mor pas një dialogu me zyrtarë të lartë amerikanë.

- Advertisement -

Sulmet janë kërcënimi më i fundit ndaj armëpushimit të brishtë të ndërmjetësuar nga SHBA-të, i cili tani ka hyrë në javën e tretë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat