Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thirrur sot Këshillin e Përgjithshëm për të përcaktuar qëndrimet zyrtare lidhur me krizën politike dhe situatën e krijuar në vend.
Takimi i strukturave më të larta të AAK-së do të nisë në orën 16:00, ku pritet të diskutohet rruga që do të ndjekë kjo parti karshi zhvillimeve të fundit në Kuvend dhe Qeveri.
Aleanca ka bërë të ditur se pas përfundimit të diskutimeve, do të dalë me një komunikatë zyrtare për të informuar publikun mbi vendimet dhe qëndrimet e marra.
A po përgatitet AAK-ja për një opozitë më agresive apo po kërkon një rrugëdalje konsensuale nga bllokada që ka përfshirë institucionet e shtetit?



