spot_img
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
22:30
HomeKosovaZgjedhjet 2025AAK përmbyllë fushatën, Haradinaj: Do të jemi krah secilit

AAK përmbyllë fushatën, Haradinaj: Do të jemi krah secilit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përmbyllur fushatën elektorale për zgjedhjet e 28 dhjetorit, në të cilën kandidati për kryeministër dhe kryetari i partisë, Ramush Haradinaj tha se AAK garon me listën më të mirë që i duhet vendit.

Haradinaj tha se përgjatë fushatës ka takuar njerëz të të gjitha shtresave të shoqërisë, ndaj të cilëve ka premtuar të ardhme më të mirë dhe program të realizueshëm.

- Advertisement -

“Krah secilit në këtë vend, kjo listë e ky program do jetë krah secilit në këtë vend, edhe krah nënave me fëmijë, prindërve të rinj, krah atyre që punojnë e kërkojnë punë, krah studentëve me bursa në vazhdimësi, jo vetëm një herë një ndihmë në fundvit. Krah kategorive të lirisë që janë nderi i kombit, krah mjekëve e infermierëve, profesorëve, edukatorëve, ushtarëve, policëve, gjyqësorit  administratës, bujqve, bizneseve e veçanërisht krah motrave e nënave, shumë prej të cilave gati se dorëzuar me e gjetur një vend pune në Kosovë. Ne do t’i rrisim pagat, pensionet dhe shtesat në dyfishim. E kemi paraparë ,e kemi shkruar, e kemi shpjeguar, secili qytetar mundet me e pa që do t’i rrisim pagat”, deklaroi Haradinaj.

I pari i AAK-së përsëriti dy  gjërat e para që synon t’i realizojë, nëse merr besimin për të qeverisur me vendin për katër vjet.

- Advertisement -

“Për dy punë që i ka jetike Kosova, e di që të gjithë do ta bëjnë  një pjesë të punës së mirë, kanë me i rritur pagat, pensionet, dikush thotë 50%, dikush këtë e dikush atë, , po kush mundet me e çliruar Kosovën nga mafia energjetike. Sot jemi të poshtëruar, e gati po na qon në shkatërrim edhe ekonomik.  Druaj që këta të tjerët nuk e dinë rrugën deri në Pentagon me shti Kosovën në NATO, nuk po them që nuk kanë me u munduar, por ne jemi në pozitën më të mirë, programi ynë, unë bashkë me ju me e shti Kosovën në NATO, me i dhënë siguri të përjetshme”, deklaroi tutje Haradinaj para përkrahësve.

Haradianaj derisa prezantoi listën prej 110 kandidatësh për deputetë të Kuvendit të Kosovës, tha se ajo përbëhet nga nëna të reja, njerëz të papunë, të zotë, deputetë që kanë qenë më parë në legjislatura e disa kandidatë kanë ardhur nga diaspora për të kontribuar në të mirë të qytetarëve, përmes Kuvendit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat