Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, do të garojë për postin e kryetarit të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet e ardhshme lokale, mëson mediumi storm.
Përveç kandidaturës për kryetar, Berisha do të jetë edhe bartës i listës së AAK-së për Asamblenë Komunale.
Berisha, njëri nga figurat më të zëshme të AAK-së në Kuvendin e Kosovës, pritet të sfidojë drejtuesit aktualë të kryeqytetit.
Zyrtarizimi i kandidaturës së tij pritet të bëhet publik së shpejti. Ai në vitin 2021 ishte kandidat për kryetar të Istogut.
Kujtojmë që jashtë këtij “privilegji” do të mbesë kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Brahim Mehmetaj. I njëjti ka qenë bartës liste në zgjedhjet e vitit 2021.
Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit nga AAK-ja kandidat ishte Daut Haradinaj.



