spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:43
HomeRajoniMali i ZiAbazoviç: Mbështetësit e investitorëve arabë dëshirojnë të zhdukin Ulqinin dhe shqiptarët

Abazoviç: Mbështetësit e investitorëve arabë dëshirojnë të zhdukin Ulqinin dhe shqiptarët

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-kryeministri i Malit të Zi, njëherësh drejtues i Lëvizjes URA, Dritan Abazoviç, pas protestës së organizuar nga Komuna e Ulqinit, e cila kundërshton vendimin e qeverisë malazeze për dhënien e një pjese të bregdetit për investitorët arabë, deklaroi se ata që janë pro këtij projekti duan të zhdukin Ulqinin dhe shqiptarët.

“Është një proces jashtëzakonisht jotransparent, kundër çdo ligji dhe me shkelje Kushtetute. Mendoj se pas kësaj qëndron një korrupsion i madh dhe ne jemi unifikuar në Ulqin për ta mbrojtur bregdetin tonë. E kemi nisur këtë debat edhe në Parlament dhe nuk do të lejojmë askënd që ta marrë qytetin tonë”, tha Abazoviç për A2cnn.

- Advertisement -

Ish-kryeministri i Malit të Zi, njëherësh drejtues i Lëvizjes URA, Dritan Abazoviç

- Advertisement -

“Partitë që janë pro këtij projekti kanë dy rrugë: ose të zhdukin Ulqinin dhe shqiptarët, ose të jenë në anën e qytetarëve. Ne në Parlament do të bëjmë një fushatë të madhe. Mendoj se në fund do ia dalim për të mbrojtur Ulqinin tonë”, shtoi tutje Dritan Abazoviç.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat