spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
22:37
HomeKosovaZgjedhjet 2025Abdixhiku: Autostradën e Anamoravës do ta përfundojmë brenda katër viteve

Abdixhiku: Autostradën e Anamoravës do ta përfundojmë brenda katër viteve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në tubimin e Kamenicës është zotuar për përfundimin e autostradës së Anamoravës.

Sipas tij, ky është projekti dhe zotimi i LDK-së.

- Advertisement -

“Më lejoni, si njëri i kësaj ane që në Kamenicë ka kaluar sa herë kalonte për në Luginë, t’ju them e t’ju zotohem publikisht se autostradën e Anamoravës do ta përfundojmë brenda katër viteve. Dy vitet e para deri në Bresalc. Më pas deri te Dheu i Bardhë. Ky do të jetë prioriteti i parë. Për 2 minuta… kaq  mjafton nga kufiri deri në Gjilan të bëjmë gjithë këtë rrugë të madhe. Dhe për 17 minuta nga Kamenica deri në Prishtinë. Ky është projekti ynë, ky është zotimi ynë”, ka thënë Abdixhiku.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, turmë dhe teksti

- Advertisement -

Postimi i plotë:

KAMENICË!

Edhe një tubim i jashtëzakonshëm, plot entuziazëm dhe përkushtim, ku qytetarët treguan se janë gati për një të ardhme më të mirë. Kamenica sonte, pas një kohe të gjatë, e dëshmoi se Lidhja është e fortë, dhe se ndryshimi është afër!

Tubimet tona të para, në qytete më të vogla, janë shenjë e qartë se populli i Kosovës i është rikthyer Lidhjes Demokratike, shtëpisë së tyre!

Por sot, edhe këtu, si kudo në Kosovë, ne ndjejmë pasojat e një qeverisjeje që ka dështuar t’i japë njerëzve mundësitë dhe mbështetjen që u takon.

Dhe këtë qeverisje, ju qytetarë të Kamenicës, e keni patur në dy nivele. Pra edhe në atë qëndror edhe në atë lokal. Dhe me gjithë fuqinë politike që ua keni dhënë, me gjithçka, në cdo pushtet, në cdo mjet, në cdo mundësi, Kamenica juaj vazhdon të jetë vendi me zvogëlimin më të madh të popullsisë në gjithë Kosovën. Kamenica vazhdon të jetë vendi me migrimin më të madh në gjithë Kosovën.

Ju kanë lënë vet, pasi ua kanë marrë krejt.

Tani të rinjtë e Kamenicës po e lënë vendin krejt!

Është koha t’i ktheni përgjigjen që e meritojnë!

Është koha t’i jepni vetes ndryshimin që e dojmë!

Prandaj, jam këtu për të ju ftuar në Kryengritjen e madhe të djathtë, që tashmë ka marr hov në Prishtinë e po kushtron gjithandej Kosovës!

Faleminderit për pritjen Kamenicë!

#LDK124

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat