spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:50
HomeKosovaAbdixhiku i reagon Kurtit: Kosova humbi pozicionin strategjik, e u sanksionua nga...

Abdixhiku i reagon Kurtit: Kosova humbi pozicionin strategjik, e u sanksionua nga Perëndimi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj vendimit të sotëm të qeverisë për rritjen e pensioneve për 20%, është e pamjaftueshme.

Këtë vendim ai e ka cilësuar pjesë e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit, derisa është zotuar se nëse i fiton zgjedhjet, në javën e parë të qeverisjes nuk do të ketë pension nën 150 euro.

- Advertisement -

Abdixhiku ka thënë se qeverisja e Albin Kurtit për katër vjet mandat, i ka shtruar vetëm 2 kilometra rrugë shtesë.

“Unë i pyes kosovarët sot a jeni më mirë sesa keni qenë para 4 vite. A janë fëmijët në shkolla më të mira, a janë spitalet më të mira, a janë rrugët më të mira”, ka thënë Abdixhiku.

- Advertisement -

Abdixhiku ka thënë se ai dialogun do ta bartë në Uashington e jo në BE, siç ka bërë sipas tij qeverisja aktuale.

Në lidhje me vendimin e qeverisë sa i përket mallrave serbe, ai ka deklaruar se Procesi i Berlinit është i pa alternativë dhe politikat e konfrontimit pa nevojë po e bëjnë që Kosova të humb pozicionin strategjik, duke u sanksionuar nga Perëndimi.

“S’ka njohje, s’ka avancim drejtë anëtarësimit në NATO, në BE, në Këshillin e Evropës”, ka thënë ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat