spot_img
E shtunë, 9 Maj, 2026
12:01
HomeKosovaAbdixhiku: Ka dakordim për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

Abdixhiku: Ka dakordim për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se kjo parti ka arritur dakordim për garim të përbashkët në zgjedhjet e 7 qershorit me Vjosa Osmanin.

Një gjë të tillë Abdixhiku e ka bërë të ditur pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, teksa theksoi se për këtë ka pasur përkrahje nga anëtarët e partisë.

- Advertisement -

“Me votim në këtë trup, u dakorduam që këtë të shtunë të thërrasim Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së për t’i finalizuar të gjitha çështjet që lidhen me pjesën përgatitore zgjedhore. Pikë e veçantë e këtij takimi ishte edhe natyrisht bashkimi i madh për të cilin po flasim e për të cilin jemi angazhuar. I njoftova edhe kryesinë edhe kryetarët e degëve me procesin e deritanishëm. Votuam dhe u dakorduam që të formalizojmë tash e tutje, në bashkëpunim me Vjosa Osmanin, garimin e përbashkët në zgjedhjet e ardhshme. Po për këtë, më jepni edhe disa ditë t’i finalizoj diskutimet edhe me zonjën Osmani, për të përfunduar në një votim formal në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm”, tha Abdixhiku.

Ai tutje tha se kishte dakordim për idenë e bashkimit, për garim të përbashkët dhe për shumë gjëra që janë diskutuar deri më tani në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm do të formalizohen në detaje.

- Advertisement -

Abdixhiku ka mohuar se në këtë proces ka pasur kushte nga ana e Osmanit, duke theksuar se bëhet fjalë për bashkëpunim mbi bazën e mirëbesimit.

“Asnjë kusht me Vjosën s’kemi pasur. Pra nuk është relacion kushtëzimesh, është relacion i kuptimit të nevojës së përbashkimit të të gjithëve brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës. Dhe ky përbashkim nënkupton që ne ndërtojmë relacione mbi mirëbesim. Dhe përderisa kemi mirëbesim dhe kemi vizion të përbashkët nuk flitet për kushte sepse s’po flasim për relacione kushtëzuese ndaj njëri – tjetrit”, tha tutje kreu i LDK-së.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës dhe e ka cilësuar atë si kandidaten më të duhur për presidente.

“Pa asnjë problem. Jo, kjo çështje s’është për mua, besoj që Vjosa Osmani duhet të jetë kandidatja e shkëlqyeshme dhe më e duhura për presidente të Kosovës. Besoj që populli i Kosovës e dëshiron një gjë të tillë dhe jam i gatshëm që bashkë me kolegët tanë dhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës t’ia mundësojmë vetës, popullit të Kosovës, Republikës së Kosovës një kandidaturë të tillë. Prandaj renditja në listë për mua nuk ka fare rëndësi, përderisa gjejmë një modalitet që funksionon, që i fton njerëzit të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi, që ngrit shpresë për Republikën e Kosovës, edhe në fund që e ngrit dhe vizionin dhe programin politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës drejtimin e duhur”, tha Abdixhiku.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat