spot_img
E diel, 2 Nëntor, 2025
13:09
HomeKosovaAbdixhiku-Kurtit: S’do t’iu vijë rendi më, s’ofron asgjë përveç bllokimit e kërcënimit

Abdixhiku-Kurtit: S’do t’iu vijë rendi më, s’ofron asgjë përveç bllokimit e kërcënimit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abidxhiku, ka ndarë një foto të qytetit të Prishtinës, duke thënë se të dielën e 9 nëntorit, kryeqyteti i jep LDK-së atë që “s’mund të ia ndalin popullistët kurrë: besimin’’.

Abidixhiku në postimin e tij e ka kritikuar edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e cilësuar këtë të fundit si ‘’kryepopullist’’ i cili, siç ka thënë i pari i LDK-së, s’ofron asgjë përveç bllokimit dhe kërcënimit.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i Pentagoni

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Nuk do t’iu vie rendi të ndalni asgjë.

Nuk do t’iu vie rendi të bllokoni më askënd.

Me një panoramë Kryeqyteti, i cili po ndirçohet si asnjeherë më parë nga LDK dhe qeverisja jonë këtu, le të nisim javën e madhe të balotazhit.

Le t’i japim përgjigjen e madhe kryepopullistit që veç bllokimit e kërcënimit për bllokim nuk ofron asgjë. Të dielen, me 9 nëntor, Prishtina flet e para! Të dielën me 9 nëntor Kryeqyteti i jep LDK-së atë që s’mund t’ia ndalin popullistët kurrë: besimin! Si triumf i kohës, si etapë e re për gjithë Kosovën.

Prishtina flet e para! Pas saj, nga zgjedhjet lokale deri në ato nacionale le të flasë secili qytet, le të flasë e gjithë Kosova.

Dritë do të ketë! 💙💜

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat