spot_img
E diel, 12 Prill, 2026
17:51
HomeKosovaAbdixhiku: LVV-ja nuk i ka numrat, refuzon të bëjë kompromis me partitë...

Abdixhiku: LVV-ja nuk i ka numrat, refuzon të bëjë kompromis me partitë e tjera

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, pas vazhdimit të sotëm të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, tha se thelbi i problemit është se Vetëvendosje nuk ka numra dhe refuzon të bëjë kompromis me partitë e tjera.

“Është e qartë se thelbi problemi ka qenë tek shumica parlamentare përkatësisht mungesa e kësaj shumice. Siç u pa përveç që kishim humbur 48 seanca rresht për shkak të shkeljes kushtetuese tani të konfirmuar dy herë. Ne kemi në thelb të problemit mungesën e shumicës politike. Pra, nuk ka numra partia që ka dalë e para në këto zgjedhje, refuzon të bëjë kompromis me partitë e tjera”, tha ai.

- Advertisement -

“Rrjedhimisht, bën bllokada institucionale. Qëndrimet e LDK-së nga dita e parë deri më sot edhe deri në ditën tjetër, do të mbesin të njëjta e të pandryshueshme. LDK-ja nuk është pjesë e ndonjë marrëveshjeje. Si e tillë nuk mund të mbështes kandidatë që s’ka marrëveshje politike dhe nuk dëshiron që të ketë marrëveshje politike në këtë drejtim”, tha ai.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat