spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
05:43
HomeKosovaZgjedhjet 2025Abdixhiku në fshatin Gurrakoc: Jemi shumë, po bëhemi më shumë

Abdixhiku në fshatin Gurrakoc: Jemi shumë, po bëhemi më shumë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Lideri dhe kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka publikuar fotografi nga salla e mbushur me mbështetës në fshatin Gurrakoc të Istogut.

Abdixhiku thotë se LDK dhe populli i Kosovës tashmë janë një.

- Advertisement -

Ai shton se LDK është shpresa e parë dhe e fundit të Republikës së Kosovës.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, ndriçimi, turmë dhe teksti

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Gurrakoc!

Jo tubim qendror në Istog, por tubim i fshatit Gurrakoc!

Mbrëmë në Lug të Baranit, sonte këtu! Krejt është e qartë! ​LDK dhe populli i Kosovës tashmë janë një!

Jemi shumë! Po bëhemi më shumë!

Sepse, le ta themi qartë, e le ta themi thjeshtë, kur gjërat shkojnë keq, kur gjërat shkojnë mbrapshtë, kur eksperimentet përfundojnë, e kur qytetarët kosovarë kërkojnë seriozitet, punë e shtet, ata kanë një adresë dhe një adresë të vetme, kanë një drejtim dhe një drejtim të vetëm, kanë një shtëpi dhe një shtëpi të vetme, kanë Lidhjen Demokratike të Kosovës– shpresën e parë dhe të fundit të Republikës së Kosovës.

Këtë LDK, që e kërkojnë tash e sa kohë, tashmë e kanë.

Këtë LDK, që kërkon, përbashkon, që ngritet mbi çdo sfidë, tashmë e kanë.

Të lumtë Ilir për punën e madhe në rikthimin e madh!

Kandidatë, Shkëmb, Serbeze, Besim e Lisa, ju priftë e mbara!

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat