spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:51
HomeKosovaZgjedhjet 2025Abdixhiku në hapje të fushatës: Uragani i fitores së 9 shkurtit ka...

Abdixhiku në hapje të fushatës: Uragani i fitores së 9 shkurtit ka nisur

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati për Kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka hapur fushatën zgjedhore me një tubim masiv në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ndërsa Kosova i afrohet zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në sallën e mbushur plot me simpatizantë, Abdixhiku përçoi mesazhe të forta “shprese dhe ndryshimi”.

- Advertisement -

Në fjalimin e tij, Abdixhiku iu drejtua të pranishmëve me tone të shpresës për ndryshim, duke theksuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për të ardhmen e Kosovës.

“Mirë se vini në tubimin më të madh elektoral në vend. Mirë se vini në shtëpinë e të djathtëve, në shtëpinë e lirisë, në shtëpinë e pavarësisë, në shtëpinë e vet demokracisë! Mirë se vini në Tubimin e Hapjes së fushatës, në tubimin e ndryshimit, në tubimin e nisjes së uraganit të madh të fitores së 9 shkurtit.

- Advertisement -

Jemi mbledhur sonte këtu, jo vetëm si pjesëtarë të një Lidhje të fortë politike, por si një shtëpi e bashkuar e njerëzve që ëndërrojnë për Republikën tonë, të ardhmen tonë, të ardhmen e një vendi që duhet të qëndrojë krenar, të qëndrojë i fortë, të qëndrojë prijetar!” – tha ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat