spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
12:25
HomeKosovaZgjedhjet 2025Abdixhiku nga Gjakova: Do të përfundojmë magjistralen nga Klina dhe stadiumin e...

Abdixhiku nga Gjakova: Do të përfundojmë magjistralen nga Klina dhe stadiumin e futbollit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Palestra e Sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë ishte sot vend i një tubimi madhështor të organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ku kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, shpalosi vizionin e tij për një të ardhme me projekte qindra-milionëshe.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti

- Advertisement -

“Rikthimi i madh, fryma e jashtëzakonshme, emocioni e entuziazmi janë çfarë po karakterizon fushatën tonë!” – tha Abdixhiku dukë theksuar angazhimin e tij për projekte madhore që do të transformojnë Gjakovën dhe të gjithë vendin.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, instrument muzikor dhe ndriçimi

- Advertisement -

Para mijëra mbështetësve, Abdixhiku u zotua për realizimin e një sërë projektesh:

“Gjakovës i’a zotova përfundimin e magjistrales nga Klina; stadiumin e futbollit e prioritet për rininë në Programin Kombëtar për Teknologji Informative! Si vend prijetar i proceseve të kohës, jam i bindur se rinia e Gjakovës do t’i prijë transformimit të madh teknologjik të Kosovës. E ardhmja është digjitale!”.

Mund të jetë një imazh i ndriçimi dhe turmë

“Faleminderit Gjakovë që ju bashkuat ndryshimit! 🔴⚫️

Tubimet e mëdha vazhdojnë! Deri në fitore!”.

Mund të jetë një imazh i turmë

“Të lumtë Shefqet! Vërtetë të lumtë! Kandidatëve nga Gjakova, Shefqetit, Zefit, Sevdijes, Valonit e Muharremit, plot suksese!”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat