spot_img
E mërkurë, 11 Mars, 2026
18:06
HomeKosovaZgjedhjet 2025Abdixhiku nga Suhareka: Çdo të porsalinduri do t’ia mbulojmë shpenzimet për një...

Abdixhiku nga Suhareka: Çdo të porsalinduri do t’ia mbulojmë shpenzimet për një vit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit të madh në Suharekë, ka ripërsëritur zotimin për mbulimin e shpenzimeve për të porsalindurit, për një vit.

Ai tutje foli edhe për fëmijët e tretë, për të cilin programi i tij “Rruga e Re”, parasheh 5000 euro.

- Advertisement -

“Sepse, aty ku ata kanë ofruar radhë të gjata për blerjen e librave, ne kemi mësim gjithë ditor për fëmijët kosovarë, shpresën e ardhme të këtij vendi. Shujta të ngrohta, 8 orë në shkollë, fëmijë të dijshëm e të shëndoshë! Aty ku ata kanë ofruar meremetime klinikash e lyerje sallash, ne kemi ndërtimin e Spitalit të Ri në Kosovë. Kushte moderne nga shekulli i ri, përkujdesje me sigurime shëndetësore e me digjitalizim”, ka thënë Abdixhiku.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat