spot_img
E shtunë, 11 Prill, 2026
04:08
HomeKosovaAbdixhiku paralajmëron rrezikun e moszhbllokimit edhe pas 30 ditësh

Abdixhiku paralajmëron rrezikun e moszhbllokimit edhe pas 30 ditësh

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se nëse s’do të ketë lëvizje nga qëndrimet të kreut të LVV-së, Albin Kurti, lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, atëherë vendi do të futet në një terren të paqartë për Republikën e Kosovës.

“Pas 30 ditëve futemi në një gjendje të paqartë. Pas 30 ditëve me gjasë do të duhet të kërkohet një interpretim i ri i Kushtetueses”, ka thënë Abdixhiku.

- Advertisement -

Ai ka thënë se në këtë fazë, LDK shpreson që do të ndërhyjë presidentja e Republikës së Kosovës për të ushtuar kompetencat e saj për funksionimin demokratik të institucioneve të Kosovës.

Kreu i LDK-së ka kërkuar që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat