spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
15:50
HomeKosovaZgjedhjet 2025Abdixhiku: Pavarësisht të gjithave, do të ketë dritë

Abdixhiku: Pavarësisht të gjithave, do të ketë dritë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ka falënderuar të gjithë mbështetësit që votuan këtë parti në zgjedhjet e së dielës.

Me këtë hap sipas tij, votuesit kanë nderuar demokracinë.

- Advertisement -

Mes tjerash, kreu i LDK-së ka thënë se kjo parti do të dal me qëndrimet e saja politike pasi të mbylljes së numërimit të të gjitha votave.

Postimi pa ndërhyrje:
Të gjithë votuesve tanë, ju faleminderit që mbështetët Lidhjen tonë. Të gjithë qytetarëve të Kosovës, ju faleminderit që nderuat demokracinë e atdheut tonë. Të gjithë veprimtarëve tanë ju faleminderit që punuat me kaq vullnet e me kaq emocion në këto zgjedhje. Asgjë mangut!
Punuam mbarë.
Ecëm drejtë.
Ecëm si qytetarë me ëndrra të mëdha për këtë Republikë.
Shpresoj të ju kem prirë mbarë; shpresoj të ju kem përfaqësuar siç keni merituar gjithnjë!
E shoh me plot krenari rrugëtimin e bërë deri më tani. Nuk dijmë ndryshe, nuk duam ndryshe, nuk duhet ndryshe.
Rritja jonë i jep mundësi e qetësi organizimit më të mirë të brendshëm partiak – dhe për këtë do të qëndroj gjithmonë krenar; por kjo rritje është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës në këtë fazë – dhe për këtë ndjejë keqardhje.
Pavarësisht të gjithave,
Do të ketë dritë!
Në këtë fazë, vazhdojmë me numërimin e votave të mbetura; sidomos ato në mërgatë. Pas numërimit përfundimtar, LDK do të ofrojë qëndrimet e veta politike.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat