Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se janë të regjistruar afër 105 mijë votues të mërgatës deri më tani.
Ai tha se në bazë të të dhënave që i kanë, së paku 40 mijë të regjistruar janë mbështetës të Lidhjes Demokratike të Kosovës, përcjell Klan kosova.
“Janë të regjistruar 104 mijë votues të mërgatës deri më tani, 104 mijë e 924 votues nga mërgata, gati 105 mijë dhe unë me përgjegjësi të plotë po flas, në bazë të të dhënave që i kemi, se kjo nuk është çështje e propagandës se nuk jam çmendur të mbajë fjalë të tilla e nesër pas 1 muaji me më thënë “a ka qenë serioz Lumiri?”.
“Po iu them në bazë të dhënave që i kemi, së paku 40 mijë të regjistruar janë mbështetës të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, u shpreh tutje Abdixhiku.