spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
07:02
HomeKosovaZgjedhjet 2025Abdixhiku: Populli ka vendosur për ne dhe ne do ta respektojmë

Abdixhiku: Populli ka vendosur për ne dhe ne do ta respektojmë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka ripërsëritur qëndrimet e thëna gjatë mbrëmjes së të dielës, se partia e tij do të respektojë vendimin e votuesve.

Ai ka shprehur bindjen se LDK do të rritet në 20% në këto zgjedhje, apo me 80 mijë vota.

- Advertisement -

“Pavarësisht të gjithave, siç e thash në Konferencën e natës së zgjedhjeve, ky rezultati nuk është rezultat ndryshimi për Kosovën; sepse populli i Kosovës ka tjera preferenca. I respektojmë. Do t’i respektoj këto preferenca sepse nuk di ndryshe! Qëndrimet e mia e të LDK-së paraelektorale mbeten edhe zotime të sotme. Le të mësohemi me një politikë ku mbajtja e fjalëve është standard bazik e ku marrja e pushtetit me çdo kusht nuk është qëllim!”, ka shkruar Abdixhiku.

Shkrimi i plotë i Abdixhikut

- Advertisement -

Të dashur mbështetës,
Vërtetë doja të prisja numërimin e rezultateve – edhe plot 100 mijë votave të tjera – para se të nisnim diskutimin paszgjedhor; por në gjithë helmim e vrerin politik të tanishëm edhe pritja e një gjëje bazike duket e pamundur.
Përveç kësaj, kemi dhe një KQZ që as edhe një gjë bazike për të cilën kishte kohë plot 4 vjet të përgatitet – si numërimi i votave – nuk arrinë ta bëjë. Kthehuni në metodë klasike aman! Numërim është ky!
Tani, sa i përket rezultatit.
Po, LDK do t’i ketë në fund plot 180 mijë vota.
Po, LDK do ta arrijë rreth 20%.
Po, ky është rezultat i mirë pas rënies historike.
Kokën lartë secili!
E rëndësishme që kemi rigjetur njëri tjetrin, jemi kthyer në bazë. E rëndësishme që kemi rikthyer veten në numrat tanë historik. Kjo është baza jonë!
LDK nuk i ka fituar zgjedhjet, do të donim këtë në veçanti ne, këtë e dijmë, por LDK pritet ti shtojë plot 80 mijë vota; e kapërcimi prej 12 në 20% do të vërtetohet si arritje e jashtëzakonshme. Prisni pak ditë. Ne nuk e kemi nisur garën as me 50% as me 20%. Ishim vetëm 12%! Sot, mbështetemi në qytetarinë që na jep edhe qetësi edhe shtytje për rrugëtimin e ri!
Pavarësisht të gjithave, siç e thash në Konferencën e natës së zgjedhjeve, ky rezultati nuk është rezultat ndryshimi për Kosovën; sepse populli i Kosovës ka tjera preferenca. I respektojmë.
Do t’i respektoj këto preferenca sepse nuk di ndryshe! Qëndrimet e mia e të LDK-së paraelektorale mbeten edhe zotime të sotme. Le të mësohemi me një politikë ku mbajtja e fjalëve është standard bazik e ku marrja e pushtetit me çdo kusht nuk është qëllim!
Gjithsesi, për të gjitha këto do të vendosim si një!
LDK është shtëpi e demokracisë!
Le të presim numërimet!
Le të ecim drejtë e siç dijmë ne!
Dritë do të ketë sërish!

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat