spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
04:59
HomeKosovaZgjedhjet 2025Abdixhiku premton fitore për LDK-në në Pejë, Lipjan dhe Prishtinë

Abdixhiku premton fitore për LDK-në në Pejë, Lipjan dhe Prishtinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kreu i LDK, Lumir Abdixhiku, ka shprehur bindjen se partia e tij do të dalë fituese në disa prej komunave kryesore në zgjedhjet e ardhshme lokale.

I pyetur në emisionin Debat Plus se a do t’i fitojë LDK-ja Pejën dhe Lipjanin, Abdixhiku është përgjigjur me vendosmëri:

- Advertisement -

“Edhe Pejën edhe Lipjanin i fitojmë, edhe Prishtinën, por nuk po dua të futem aty, sepse edhe Istogun, edhe Vitinë, edhe të tjerat – krejt këto që i kemi, 9 të parat që i kemi – po i marrim krejt”, tha ai.

Megjithatë, kreu i LDK-së theksoi se nuk e sheh të dinjitetshme që një kryetar partie të bëjë ndarje publike se ku fiton apo humb, duke marrë parasysh kandidatët që garojnë me dinjitet në secilën komunë.

- Advertisement -

“Edhe në fushatë elektorale ma kanë zënë për të madhe pse po them ‘po fitojmë’, por nëse futesh në fushatë e thua ‘s’po fitoj’, për besë më mirë është mos me u fut”, deklaroi Abdixhiku.

Ai shtoi se fokusi i tij kryesor është fushata e cila nis zyrtarisht pas dy javësh.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat