spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
14:11
HomeKosovaZgjedhjet 2025Abdixhiku premton miliona euro investime nëse bëhet kryeministër

Abdixhiku premton miliona euro investime nëse bëhet kryeministër

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka premtuar ndërtimin e Spitalit të Qytetit, Ngrohtoren dhe përfundim të rrugës Podujevë-Prishtinë, nëse arrin të bëhet kryeministër i vendit.

Këto zotime, kandidati i kësaj partie për kryeministër i bëri në tubimin elektoral në Batllavë, teksa premtoi edhe investime tjera, duke thënë se “Llapi e meriton se është lënë anash”.

- Advertisement -

“Nuk kam kohë e vullnet për të sharë e ofenduar por kam kohë e vullnet për ta bërë këtë shtet. Sepse shëndetësia është keq, pensionistët janë keq, prandaj në programin tonë kemi 5 miliardë euro investime, 5 miliardë euro buxhet dhe 5 për qind rritje ekonomike, dhe shumica e buxhetit do të shkojë në Llap, pasi e meritoni dhe jeni lënë anash. Edhe kjo rrugë që ka mbetur pa asnjë urë do ta përfundojë dhe vetë do të dalë në terren çdo ditë në mënyrë që të përfundojë sa më shpejtë”, u shpreh Abdixhiku.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat