spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
02:41
HomeKosovaZgjedhjet 2025Abdixhiku prezanton projektet 80 milionë euro për Brezovicën

Abdixhiku prezanton projektet 80 milionë euro për Brezovicën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shpalosur sot vizionin e partisë për rigjallërimin e turizmit dimëror të vendit përmes transformimit rrënjësor të Brezovicës.

Mund të jetë një imazh i 1 person, duke bërë ski dhe teksti

- Advertisement -

Abdixhiku shtjelloi në detaje projektet e Lidhjes Demokratike për Brezovicën, të cilat pritet të kenë një kosto prej 80 milionë eurosh.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, persona që bëjnë ski dhe teksti

- Advertisement -

Kreu i LDK-së u zotua se të gjitha investimet e planifikuara do të realizohen brenda mandatit të parë të qeverisjes së tij.

Postimi i plotë:

Mbi 80 milionë – për BREZOVICËN!⛷️🚠🗻

Sot u ngjitëm në Brezovicë. Në asetin tonë kombëtar. Kjo pasuri e falë nga Zoti, duhet dhe do të transformohet në resurs të fuqishëm ekonomik e turistik, pas 9 shkurtit.

Projektin tonë e prezantova sot para komunitetit të skitarëve e dashamirëve të Brezovicës. Kishte entuziazëm; kishte shpresë. Do të ketë punë pas shkurtit. Brezovica po vjen! Aty ishte edhe Beni, edhe Visari babai i Kianas, edhe Agroni mësuesi i gjeneratave; ishin dhe studentët e edukatës fizike – të gjithë dashamirë të skijimit, natyrës e vet Brezovicës.

Kishim menduar ta nisnim ditën e dytë të fushatës me Brezovicën, por rrugët ishin bllokuar atë ditë. Merreni me mend. Dhe, kjo të mjafton të kuptosh për gjithë gjendjen e mjerueshme aty. Nuk mund ta shfrytëzosh asetin më të madh, në një të diel me borë të mirë, sepse s’ke si të ngjtesh lart.

As mos të flasim për kushtet lart. Teleferiku 2-shi, i riu, siç i referohet komuniteti, është ndërtuar para të ‘90-tave; dhe ai veç i ri nuk është!

Brezovica ka mbetur peng i guximit për të investuar. Do të investojmë! Edhe atë fort e shumë. Plot 80 milionë euro në programin tonë janë paraparë të ndahen për Brezovicën, për teleferikë të rinj, gondola e shtigje të reja; pa përfshirë këtu investimet private në komplekse hotelierike e mirëmbajtje, që tejkalojnë këtë shumë më pas.

Partneritet publiko-privat; Brezovicë e Re; Qendër model për ne!

Projekti ynë, i vetmi në këtë drejtim, është ambicioz, është i duhur, është i nevojshëm. Do të kujdesem personalisht, si Kryeministër, të mbikëqyrë këtë investim ikonik për Kosovë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat