spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
14:55
HomeKosovaAbdixhiku reagon ndaj protestës së bizneseve

Abdixhiku reagon ndaj protestës së bizneseve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se qëndron në mbështetje të bizneseve.

Por, Abdixhiku tha, në “Pressing” të T7, se janë 171 mijë punëtorë që punojnë në sektorin e privat.

- Advertisement -

Abdixhiku tha se 42% për Lëvizjen Vetëvendosje pa punuar asgjë për katër vjet, flet shumë.

Ai theksoi se “nga zemra e plasur”, po  e citon Gazmend Muhaxherin se “pak po ju bëjnë çka e meritojnë”.

- Advertisement -

“Ndjej keqardhje që gjendemi në situatë të tillë ku bizneset kryesore të Kosovës kanë një breng që s’mund t’ia besojnë institucioneve të Kosovës, por siç thotë ndonjëherë Gaz Muhaxheri pak po iu bëjnë çka meritojnë. Po e them prej zemrës së plastë”, tha ai.

“Janë 171 mijë punëtorë që punojnë sektorin privat në këto biznese që prekën direkt prej krizës energjetike”, ka thënë Abdixhiku.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat