Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku nga tubimi i mbajtur në qytetin e Malishevës, foli për zotimet e programit të tij politik ‘’Rruga e Re’’.
Abdixhiku premtoi rritje për kategorinë e pensionistëve, për 36.2% dhe barna falas për ta.
“Do t’i investojmë 5 miliardë euro në katër vite për ta transformuar infrastrukturën, arsimin, shëndetësinë dhe energjinë e Kosovës, dhe për ta ringjallur ekonominë tonë!
Do të krijojmë programe specifike për mbështetjen e bujqësisë dhe blegtorisë me qasje më të lehtë në financim dhe teknologji moderne. Do t’i realizojmë të gjitha projektet tona zhvillimore dhe do ta bëjmë vendin tonë krenar! Sepse kjo tashmë nuk është vetëm një fushatë – është ëndrra jonë e madhe për Kosovën që do ta ndërtojmë bashkë!”, tha Abdixhiku.



