Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka hedhur votën e tij. Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajzat e tij.
Ndërsa, para mediave ai tha se LDK mbështet çdo vendim të Policisë e Prokurorisë.
“Gjithmonë kanë qenë, janë dhe do të jenë festë [zgjedhjet]. Le të urojmë, të punojmë dhe të shpresojmë që Kosova të jetë sërish shembull i zgjedhjeve demokratike”, tha Abdixhiku.
“LDK-ja dhe unë shprehim mbështetjen dhe besimin e plotë në organet e rendit, prandaj çdo vendimmarrje e tyre do të jetë në përputhshmëri me ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës”, tha tutje ai.