spot_img
E mërkurë, 11 Mars, 2026
10:38
HomeKosovaAbdixhiku takohet me Ahmetin: Gjuha shqipe dhe historia e shqiptarëve janë pjesë...

Abdixhiku takohet me Ahmetin: Gjuha shqipe dhe historia e shqiptarëve janë pjesë e pandashme e identitetit në RMV

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është takuar me Ali Ahmetin, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim.

Të dy kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 4 persona

Abdixhiku ka vlerësuar domosdoshmërinë e ruajtjes së të arriturave historike të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, si dhe forcimin e bashkëpunumit ndërshqiptar.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 2 persona

Postimi i plotë:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë, priti në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmetin.

Kryetari Abdixhiku dhe z. Ahmeti diskutuan për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut në një kohë kur stabiliteti dhe zhvillimi rajonal mbeten të rëndësishme për të dyja vendet.

Duke njohur kontributin e z. Ahmeti dhe të BDI-së për forcimin e rolit politik të shqiptarëve, kryetari Abdixhiku vlerësoi domosdoshmërinë e ruajtjes së të arriturave historike të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, si dhe forcimin e bashkëpunumit ndërshqiptar.

Shqiptarët janë faktor vendimtar për stabilitetin dhe prosperitetin e Maqedonisë së Veriut. Gjuha shqipe dhe historia e shqiptarëve përbëjnë identitet të patjetërsueshëm, theksoi Abdixhiku.

Z. Ahmeti çmoi lart rolin historik të LDK-së dhe të Presidentit Rugova në pavarësimin e Kosovës dhe në ndërtimin e shtetit. Po ashtu, z. Ahmeti vlerësoi lart lidershipin e kryetarit Abdixhiku në procesin e rikthimit të forcës elektorale të LDK-së, si dhe i uroi sukses në zgjedhjet e 9 shkurtit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat