spot_img
E diel, 12 Prill, 2026
01:32
HomeKosovaAbdixhiku uron Ditën e Pavarësisë së SHBA-së

Abdixhiku uron Ditën e Pavarësisë së SHBA-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, uruar ditën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke thënë se këto të fundit janë shembulli më domethënës i angazhimit për një botë më të drejtë, më paqësore dhe më të sigurt.

Ai ka deklaruar edhe se SHBA-të për shumë shtete, përfshirë edhe Kosovën, janë model frymëzimi dhe mbështetjeje.

- Advertisement -

Nga i pari i LDK-së është theksuar edhe se kontributi i SHBA-ve për lirinë, shtetformimin dhe forcimin e Kosovës është i jashtëzakonshëm dhe i pazëvendësueshëm.

”Miqësia ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve është themel historik dhe vizion politik i pandryshueshëm, ashtu siç e artikuloi qartë Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova: “Kosova shtet i pavarur e sovran, i integruar në NATO dhe BE, dhe me miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.””, thuhet në postimin e LDK-së.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Mesazhi i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës:

Urime Dita e Pavarësisë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës

4 Korriku i vitit 1776 shënon një prej datave më të rëndësishme në historinë botërore – shpalljen e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo ngjarje nuk është vetëm lindja e një shteti në kuptimin formal, por lindja e një vendi që identifikon luftën për lirinë e të gjithë popujve, për demokracinë dhe prosperitetin nëpër botë. Në historinë politike të krijimit të shteteve, SHBA-të janë themelues dhe pishtar i të drejtës universale për të jetuar të lirë secili popull kudo në botë.

SHBA-të pra janë shëmbulli më domethënës i angazhimit për një botë më të drejtë, më paqësore dhe më të sigurt. Për shumë shtete, përfshirë edhe shtetin tonë, Republikën e Kosovës SHBA-të janë model frymëzimi dhe mbështetjeje.

Kontributi amerikan për lirinë, shtetformimin dhe forcimin e Republikës së Kosovës është i jashtëzakonshëm, i pazëvendësueshëm.

Miqësia ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve është themel historik dhe vizion politik i pandryshueshëm, ashtu siç e artikuloi qartë Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova: “Kosova shtet i pavarur e sovran, i integruar në NATO dhe BE, dhe me miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

Në këtë ditë të madhe, në emër të anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe emrin tim personal, uroj Qeverinë dhe popullin amerikan për Ditën e Pavarësisë.

Urime 4 Korriku!

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Zoti e bekoftë miqësinë e përhershme ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve!

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat