spot_img
E hënë, 15 Dhjetor, 2025
09:07
HomeKosovaAbdixhiku uron qytetarët për Kurban Bajram

Abdixhiku uron qytetarët për Kurban Bajram

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i LDK-së, ka theksuar rëndësinë e kësaj dite për paqen, solidaritetin dhe dashurinë ndërnjerëzore.

- Advertisement -

“Me rastin e festës së Kurban Bajramit ju shpreh urimet më të përzemërta, për paqe, mirësi dhe gëzim në familjet tuaja.

Kjo ditë e sakrificës, solidaritetit dhe dashurisë ndaj njëri-tjetrit le të na shërbejë si reflektim e kujtesë për vlerat më të larta njerëzore, përkushtimin ndaj Krijuesit, dashurinë për njëri-tjetrin, dhe gatishmërinë për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë.

- Advertisement -

Në këtë festë ju uroj shëndet, lumturi dhe begati; me besim që harmonia dhe mbarësia të jenë gjithnjë udhërrëfyes në shoqërinë tonë”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat