Kandidati nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka vizituar vajzat e klubit të volejbollit “Fushë-Kosova”.
Ai ka thënë se ato flisnin me pasion për volejbollin.

“Kënaqësi të jesh në mesin e këtyre vajzave të përkushtuara që flisnin me aq pasion për sportin e volejbollit, i vendosur ta ndërtojmë Kosovën e ëndrrave ku çdo vajzë e çdo grua i ka të gjitha mundësitë e barabarta për arritjen e plotë të potencialit të vet”, ka shkruar mes tjerash Abdixhiku.

Abdixhiku ka shtuar se para tyre e ka shpalosur përgjegjësinë që kanë për rininë.

Postimi i plotë:
Vizitova vajzat e Klubit të Vojelbollit ‘Fushë Kosova’ 🏐
Kënaqësi të jesh në mesin e këtyre vajzave të përkushtuara që flisnin me aq pasion për sportin e volejbollit, i vendosur ta ndërtojmë Kosovën e ëndrrave ku çdo vajzë e çdo grua i ka të gjitha mundësitë e barabarta për arritjen e plotë të potencialit të vet.
Shpalosa para tyre përgjegjësinë e madhe që kemi për rininë e vendit, projektet konkrete të programit tonë Rruga e Re, dhe investimet e planifikuara që do t’i frymëzojnë atletët e rinj.
U tregova për Qendrën Kombëtare të Sportit me investim €120 milionë që do ta ndërtojmë në Bërnicë të Prishtinës, ku do të përfshihet edhe Pallati Kombëtar me salla moderne për sportet e dorës si basketbolli, hendbolli e volejbolli e plot 8000 ulëse kapacitet.
Modernitet i kohës me qendrën e madhe komerciale dhe hotelierike, dhe zotim tashmë i nënshkruar nga unë dhe Kryetari i Kryeqytetit Përparim Rama.
Askush nuk mund të bëhet kampion pa ëndrra të mëdha. Është koha ta rikthejmë ëndrrën tonë të madhe për atdheun që shkëlqen.
Vajzat më nënshkruan dhe një fanellë të tyre, të cilën do ta mbajë si kujtim në zyren time!
Është koha të bëhemi ndryshimi për Kosovën.
#LDK124



