Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, sot në mëngjes bashkë me bashkëshorten e tij tha se ka vizituar Rezidencën Artistike të Luan Mulliqit, ku janë pritur nga djali i tij, Drini.
Abdixhiku për Mulliqin tha se nuk ishte vetëm një skulptor e piktor i madh, por një udhërrëfyes për brezat e rinj.
“Këtë mëngjes, bashkë me Albinën ecëm nëpër kujtimet e mjeshtrit të madh Luan Mulliqi gjatë vizitës që patëm në Rezidencën Artistike të Mulliqit, ku i mirëpritëm nga djali i tij, Drini. Ishte inspiruese të qëndroj përballë veprave të tij monumentale dhe të reflektoj mbi trashëgiminë e pashlyeshme që na ka lënë artisti dhe akademiku ynë i shquar. Luan Mulliqi nuk ishte vetëm një skulptor e piktor i madh, por një udhërrëfyes për brezat e rinj të artistëve, dhe promovues i pashoq i kulturës sonë kombëtare”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Këtë mëngjes, bashkë me Albinën ecëm nëpër kujtimet e mjeshtrit të madh Luan Mulliqi gjatë vizitës që patëm në Rezidencën Artistike të Mulliqit, ku i mirëpritëm nga djali i tij, Drini. Ishte inspiruese të qëndroj përballë veprave të tij monumentale dhe të reflektoj mbi trashëgiminë e pashlyeshme që na ka lënë artisti dhe akademiku ynë i shquar.
Luan Mulliqi nuk ishte vetëm një skulptor e piktor i madh, por një udhërrëfyes për brezat e rinj të artistëve, dhe promovues i pashoq i kulturës sonë kombëtare.
E përgëzoj nga zemra familjen Mulliqi dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në themelimin e këtij Fondacioni i cili do të sigurojë që pasioni, vizioni dhe vlerat e këtij artisti të madh të vazhdojnë të frymëzojnë dhe të përjetësohen në brezat që do vijnë.
Me Sibelin, dhe Rrugën e Re, kulturës e artit do t’i japim vend meritor; si në kultivimin e identitetit tonë shtetar, ashtu dhe ndërtimin e hapësirave fizike infrastrukturore, ku veprat si këto dhe të tjera plot, gjejnë kurreshtjen dhe mahnitjen e brezave që vijnë!