spot_img
E premte, 3 Prill, 2026
16:05
HomeKosovaKuvendiTahiri akuzon Qeverinë për heshtje ndaj shtrenjtimit: Rajoni dhe BE-ja morën masa,...

Tahiri akuzon Qeverinë për heshtje ndaj shtrenjtimit: Rajoni dhe BE-ja morën masa, Kurti u bë spektator

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, gjatë fjalimit të tij në foltoren e Kuvendit, ka adresuar kritika të ashpra ndaj Qeverisë për heshtjen dhe mosveprimin përballë rritjes së vazhdueshme të çmimeve të naftës.

Sipas raportimit të Ekonomia Online, Tahiri theksoi se ndonëse kriza mund të mos jetë produkt i politikave të brendshme, dështimi për t’i mbështetur qytetarët është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e ekzekutivit.

- Advertisement -

“Të gjithë pajtohemi se kjo sfidë nuk është domosdoshmërisht rezultat i politikave të Qeverisë. Pra, nuk është tema te fajtori që e shkaktoi krizën, por pyetja kryesore është: çfarë po bën Qeveria e Kosovës për t’i mbështetur qytetarët e vet në këtë sfidë, ku çmimet e naftës po vazhdojnë të rriten“?, deklaroi Tahiri.

Krahasimi me rajonin dhe Bashkimin Evropian Tahiri bëri një paralele me vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Evropian, duke vënë në dukje se qeveritë e përgjegjshme kanë ndërhyrë me pako emergjente dhe politika të mirëfillta fiskale.

- Advertisement -

“Pse qeveria e vendit tonë vazhdon të jetë vetëm një shikuese ose aktor që vëzhgon situatën pa ndërmarrë veprimet e nevojshme? Shumë shtete kanë subvencionuar drejtpërdrejt qytetarët, kanë mbështetur sektorët e goditur si transportin e bujqësinë, kanë zvogëluar akcizën dhe kanë përgjysmuar TVSH-në. Ndërsa këtu, shohim vetëm deklarata populiste që tentojnë të zhvendosin vëmendjen”, shtoi ai.

Tahiri kujton premtimet e Albin Kurtit të vitit 2018 Në fund të fjalës së tij, deputeti i PDK-së riktheu në vëmendje qëndrimet e Albin Kurtit kur ishte në opozitë, duke i krahasuar ato me pasivitetin e tij të sotëm si Kryeministër.

“Dua të kujtoj një deklaratë të vitit 2018 të Albin Kurtit, kur si lider opozitar alarmonte për rritjen e vazhdueshme të çmimit të naftës. Ndërsa sot, me gjithë këtë fuqi politike, ai nuk po alarmon dhe nuk po merr veprimet e nevojshme për t’iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve”, përfundoi Arian Tahiri.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat