Superylli britanik Adele shpërtheu në vaj të shtunën mbrëma teksa ishte duke performuar në shfaqjen e saj të 100-të dhe të fundit në Las Vegas.
Ajo i ka kaluar dy vitet e fundit duke kënduar luajtur në fundjavë në Caesars Palace me kapacitet prej 4,000 personash.
Gjatë gjithë qëndrimit të saj, ajo shpesh ndërvepronte me fansat, por ka treguar se përvoja ka qenë e lodhur emocionalisht.
Në fillim të këtij viti , ajo tha gjithashtu se planifikon të bëjë një “pauzë të madhe” nga muzika pas koncerteve aktuale.
Videot nga brenda ambienteve të së shtunës tregonin Adelën e emocionuar gjatë koncertit dhe duke qarë teksa i jepte lamtumirën Vegasit.
“Jam shumë e trishtuar që ky qëndrim ka mbaruar, por jam shumë e lumtur që ndodhi, me të vërtetë, me të vërtetë jam”, tha ajo.
“Do të më mungoni tmerrësisht, do të më mungon tmerrësisht ju. Nuk e di se kur do të performoj përsëri”, shtoi ajo.
Rezidenca e Adele në Vegas fillimisht ishte vendosur të fillonte në janar 2022, por u anulua vetëm 24 orë përpara se shfaqja e parë të fillonte pas shpërthimit të Covid midis stafit të prodhimit dhe vonesave në përfundimin e setit.



