spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
13:34
HomeBotaAmerikaAdministrata Trump: Kurti është i pabesueshëm dhe i izoluar ndërkombëtarisht

Administrata Trump: Kurti është i pabesueshëm dhe i izoluar ndërkombëtarisht

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

storm•/Trump2: Kam shumë miq në Kosovë dhe Shqipëri… dhe shumë miq në Serbi dhe në mbarë rajonin.

Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë për paqen për të gjithë në Ballkan.

- Advertisement -

Por ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm.

Qeveria e Kurtit nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump-it, as gjatë mandatit të Biden-it. Si Republikanët ashtu edhe Demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për marrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin. E njëjta gjë vlen edhe për BE-në dhe NATO-n. Komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar kundër Kurtit.

- Advertisement -

Kompanitë amerikane po zgjerojnë aktivitetet e tyre në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit.

Kurti gjithashtu ka qenë kundër çdo ideje të SHBA-së të propozuar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump.

Retorika që përdor tani Kurti, duke pretenduar se ai është afër SHBA-së dhe më i mirë se të gjitha qeveritë e mëparshme të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni, ka “ciceruar” Richard Grenell përmes rrjetit të bashkëqeverisësit të tij, Elon Musk, X (ish Twitter).

Postimi i Richard Grenell, ne gjuhen angleze!
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat