spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
00:06
HomeSportAgim Ademi reagon pas humbjes turpëruese, kërkon mbështetje nga tifozët: Do të...

Agim Ademi reagon pas humbjes turpëruese, kërkon mbështetje nga tifozët: Do të rikthehemi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka shkruar në rrjetet sociale se kjo ishte një humbje e thellë dhe e dhimbshme për Dardanët tanë, që tregon se ende kemi punë përpara dhe se duhet të reagojmë fuqishëm në ndeshjet e ardhshme.

“Kjo humbje na dhemb të gjithëve, por duhet ta pranojmë se edhe netët si kjo janë pjesë e futbollit. Gjithsesi, kjo është vetëm një betejë e humbur dhe jo fundi i rrugës. Kam besim te këta djelmosha dhe sigurisht se do të nxjerrim mësime dhe do të rikthehemi më të fortë në sfidat që na presin. Ajo që mbetet vlerë e madhe është përkrahja e jashtëzakonshme e bashkatdhetarëve tanë, të cilët së bashku me tifogrupin “Dardanët” edhe kësaj here e mbushën pjesën dërrmuese të stadiumit dhe na qëndruan pranë deri në fund. Për këtë mikpritje dhe dashuri të pakufijshme për Kosovën, ju jam thellësisht mirënjohës”.

- Advertisement -

Ai ka theksuar se Dardanët tanë kanë nevojë për mbështetje pikërisht në situata të tilla, andaj ka ftuar tifozët e mrekullueshëm që të përkrahin fuqishëm këta djem në ndeshjen e së hënës kundër Suedisë.

“Forca jonë më e madhe është uniteti. Vetëm kështu mund të rikthemi pas një mbrëmje si kjo dhe të vazhdojmë të kërkojmë suksesin e shumëpritur. Këta djem kanë ditur të na bëjnë krenarë dhe secili që e njeh futbollin e dinë se ka ngritje dhe ulje. Uroj që rikuperimi i ekipit të jetë i shpejt, pasi përpara kemi sfida të tjera dhe jam i bindur se me punë, disiplinë dhe besim do të arrijmë të rikthehemi fuqishëm. Kombëtarja është e të gjithëve dhe duhet ta mbështesim në ditë të mira, por edhe në ditë të vështira”, ka shkruar presidenti Ademi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat