spot_img
E hënë, 16 Shkurt, 2026
23:25
HomeKosovaAgjenda shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Agjenda shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kosova nesër do të festojë 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë më 17 shkurt 2026, me një seri manifestimesh shtetërore në mbarë vendin. Programi përfshin aktivitete solemne, homazhe, parakalime dhe koncerte.

Festimet do të nisin herët në mëngjes me ngritjen solemne të Flamurit të Kosovës, mbledhjen solemne e Qeverisë, ndërsa gjatë ditës janë parashikuar homazhe në vendet më të rëndësishme historike, përfshirë Monumentin e të Pagjeturve, Pllakën përkujtimore të fëmijëve të vrarë, Varrezat e ish-Presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi, si dhe  Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

- Advertisement -

Në kuadër të festimeve janë planifikuar gjithashtu seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, nderime te Monumenti i Heroinave, dhe parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.

Programi do të përmbyllet në mbrëmje me pritje shtetërore nga presidentja, kryetarja e Kuvendit dhe kryeministri, si dhe me një koncert solemn të Filharmonisë së Kosovës.

- Advertisement -

Agjenda e plotë:

7:00 –   Ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës (Oborri i Qeverisë)

7:20 –   Mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës (Ndërtesa e Qeverisë)

7:30 –   Nderime te Monumenti i të Pagjeturve (Sheshi “Ibrahim Rugova”)

7:35 –   Homazhe te Pllaka Përkujtimore e Fëmijëve të Vrarë (Oborri i Presidencës)

8:00 –   Homazhe te varri i ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova (Varrezat në Velani)

8:10 –   Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi (Varrezat në Velani)

9:00 –   Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz (Prekaz)

10:30 – Seancë solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës (Kuvendi i Kosovës)

11:25 – Nderime te Monumenti Heroinat (Rr. Luan Haradinaj)

11:30 – Parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës (Rr. Luan Haradinaj)

17:30 – Pritje shtetërore nga Presidentja, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës

20:00 – Koncert solemn i Filharmonisë së Kosovës (Salla e Kuqe – Pallati i Rinisë)

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat