spot_img
E enjte, 16 Prill, 2026
16:32
HomeKosovaAhmeti: Gjuha shqipe është në rrezik, duhet t’i dalim zot

Ahmeti: Gjuha shqipe është në rrezik, duhet t’i dalim zot

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, një prej partive kryesore shqiptare në Maqedoninë e Veriut, tha se gjuha shqipe atje është “në rrezik”.

Gjatë një paneli diskutimi në Samitin e Diasporës në Tiranë, ku, ndër të tjerë, morën pjesë edhe kryediplomatët e Kosovës dhe Shqipërisë, Ali Ahmeti tha se gjuhës shqipe “duhet t’i dalim zot të gjithë”.

- Advertisement -

“Sa i takon gjuhës shqipe në Maqedoni, është një rrezik i vërtetë që mendoj që duhet t’i dalim zot të gjithë gjuhës që e flasim të gjithë”, tha ai.

Ahmeti tha se gjuha shqipe në RMV është e garantuar me Marrëveshjen e Ohrit të gushtit të vitit 2001 që i dha fund luftës në Maqedoninë e Veriut. Ajo marrëveshje siguroi, ndër tjerash, që shqipja të bëhej gjuhë zyrtare dhe të rritej pjesëmarrja e shqiptarëve në institucionet qeveritare, polici e ushtri.

- Advertisement -

Ai tha se ajo marrëveshje u nënshkrua dhe “garantua” edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO dhe se është e përbashkët përgjegjësia për ta mbrojtur atë.

“Përgjegjësinë e kemi të përbashkët: Washington, Bruksel, NATO, forcat politike shqiptare, forcat politike maqedone. Maqedonia ka ardhmëri në bashkjetetsë, në bashkqeverisje vetëm me shqiptarët. Pa shqiptarët, Maqedonia nuk mund të mbijetojë dhe ditët i ka të numëruara”, tha Ahmeti.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat