spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
02:53
HomeKosovaDrejtësiaAhmeti: Miqtë amerikanë e evropianë konfirmuan pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së në...

Ahmeti: Miqtë amerikanë e evropianë konfirmuan pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaron se sot ndodhet “me mendje e me zemër pranë bashkëkombasve që do të protestojnë në Strasburg”,  siç shprehet, “aty ku filloi padrejtësia e madhe ndaj UÇK-së dhe popullit shqiptar, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”.

Ahmeti pohon se “kjo gjykatë nuk po gjykon mbi atë për të cilën u themelua, por po gjykon mbi shpifjet e Serbisë të sajuara nga Rusia”.

- Advertisement -

“Hashimi, Kadriu, Rexhepi, Jakupi dhe të tjerët janë aleatë të 🇺🇸 dhe 🇪🇺 dhe vendin e kanë në Kosovë. Pafajësia e tyre u konfirmua nga miqtë tanë amerikan e europian në Hagë, prandaj, lironi djemtë tanë!”, bën thirrje ai.

Ahmeti shton se “padrejtësia duhet të merr fund menjëherë, i gjithë populli shqiptar është në këmbë për drejtësi për shenjtërinë e luftës sonë çlirimtare”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat