spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:07
HomeRajoniMaqedonia e VeriutAhmeti: Për një kohë të gjatë është bërë plan për të më...

Ahmeti: Për një kohë të gjatë është bërë plan për të më vrarë politikisht

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në takimin me qytetarët në Tetovë kujtoi edhe disa momente të rëndësishme.

Ahmeti tha se një kohë të gjatë është bërë plan që ai të vritet politikisht.

- Advertisement -

“Ka filluar një fushatë, jo tani, por tani ka dal në sipërfaqe, e orkestruar aq bukur me vite të tëra se e keqja e këtij vendi qenka BDI dhe ai duhet varrosur dhe të vritet politikisht Ali Ahmeti. Janë mbledhur, janë ulë e kanë bërë analiza dhe diskutime dhe janë çuditur se u kemi rënë në fije (ju kemi rënë gjurmë) dhe ju shkoj në konak në Strumicë. Ore, hiqni dorë. Me politika arkaike shteti e stabiliteti nuk bëhet”, tha Ahmeti.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat