spot_img
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
15:13
HomeKosovaAhmeti uron Kosovën dhe Kurtin për zgjedhjet

Ahmeti uron Kosovën dhe Kurtin për zgjedhjet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar qytetarët e Kosovës për përfundimin e zgjedhjeve.

Ahmeti ka uruar edhe Lëvizjen Vetëvendosje dhe kreun e saj, Albin Kurti.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

I përgëzoj qytetarët e Republikës së Kosovës për procesin zgjedhor në të cilin dëshmuan maturi dhe pjekuri të lartë demokratike. U zhvillua një proces i lirë, i ndershëm dhe plotësisht demokratik, në përputhje me standardet evropiane, duke konfirmuar forcën e institucioneve dhe vullnetin e lirë të qytetarëve të Kosovës.
Urime Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti për fitoren e shënuar! Kosova ka nevojë për stabilitet, zhvillim dhe vizion të qartë shtetëror, në shërbim të qytetarëve të saj.

- Advertisement -

Si dikush që ka dhënë kontribut për lirinë e Kosovës dhe që beson thellë në të ardhmen e saj, dëshiroj që Kosova të ecë përpara me hapa të sigurt, duke forcuar aleancën e saj strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian.

Kjo është rruga që garanton paqe, zhvillim dhe një të ardhme të sigurt për brezat që vijnë. Kosova e lirë, e fortë dhe e zhvilluar, ka qenë dhe mbetet ëndrra jonë e përbashkët!

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat